Analizat laboratorike
Pacientët e jashtëm mund të përfitojnë nga ekzaminimet laboratorike kimike, hematologjike, koaguluese, endokrinologjike, onkologjike. Për të marrë shërbimet e aktiviteve të tilla mjekesore, vihet në dispozion bashkëpunimi i të gjithë stafit mjeksor. Për të siguruar besueshmërinë e të dhënave analitike janë kryer kontrollet e brëndshme të cilesise se përditshme dhe periodike.
Diagnoza Imazherike
Pacientët e shtruar mund të përfitojnë dhe nga shërbimet
  • Contrastografia (esami del tratto gastroenterico, urografie)
  • Radiologia tradizionale (esami dello scheletro e del torace)
  • RMN – Risonanza Magnetica
  • TAC – Tomografia Assiale Computerizzata
  • Kontrastografi ( egzaminim i traktit gastrointestinal, urografi )
  • Radiologji tradicionale
Për më shumë informacion, vizitoni faqen dedikuar teknologjisë
Hemodinamika
Laboratori i diagnoistikës dhe interventeve Kardioangiologjike trajton pacientët e moshuar me patologji kardiake (si: semundja ishemike e zemrës, patologjitë vaskulare, kardiomiopatite, patologjite kongenitale) dhe pacientët me patologjitë e aparatit vaskular të tipit obstruktiv ose dilatues, për të cilat proçedurat invasive janë thelbësore për diagnostikim dhe kurim.
Proçedura invasive konsiston në vendosjen ose futjen e katetereve të vegjël në sistemin vaskular përgjatë enëve të gjakut në mënyrë që të arrijnë deri në zonën e prekur nga sëmundja: zemra, valvulat kardiake, koronare, karotide, aorta, arteriet periferike, etj. Në këtë mënyre është e mundur që të studiohet puna e zemrës edhe gjëndja e sistemit arterial (koronarografia, angiografia, etj.) ose të ndërhyjmë për qëllime kurative (angioplastika implantimi i stenteve, valvuloplastika, etj.) duke evidentuar kështu, në shumë raste, interventin kirurgjikal.
 
Disa ekzaminime referuese janë:
  • Angiografia e aortës torako-abdominale
  • Angiografia e trunkut supra-aortik
  • Angiografia selective e Arteries Renale dhe trungut celiak
  • Angiografia e gjymtyrëve te poshtme (Segmentit iliako-femoro-popliteal dhe tibio-peroniero);
  • Angioplastika transluminale perkutane (aterektomia e drejtuar/prere, impiantimi mjekesor dhe jomjekesor)
  • Angioplastika periferike (vertebra subklavikulare, Arteria Renale dhe Mezenterike,aksi ileo-femoro-popliteal dhe tibial-peroneal, kemba diabetike).
  • Kateterizimi i djathtë dhe i majtë i zemrës
  • Koronarografia selektive e djathtë dhe e majtë
  • Impiantimi perkutan i endoprotezës së arteries torako-abdominale.
  • Grafia e ventrikulit të majtë dhe të djathtë
  • Vlerësimi i prurjes kardiake, zonës së valvulës mitrale, gradientit trans-valvular, Shunti intrakardiak.
Shërbimi: 24 orë në 24.
Kardiologjia Klinike dhe Intervenuese
Njësia operative merret me diagnostikimin edhe mjekimin e patologjive kardiovaskulare dhe trajton pacientët që vuajnë nga sëmundja ishemike e zemrës, angina e paqëndrueshme, angina pasinfarktit, infarkti kardiak, aritmite kardiake. Trajtohen edhe rastet të cilat shfaqen me komplikacione si për shembull kur terapia trombolitike rezulton jo efektive në infarktin akut.
Spitali Europian përdor proçedura invasive dhe joinvazive, ofron shërbimet e kardiologjise klinike dhe intervente kirurgjikale për pacientet e hospitalizuar ose jo.
Procedurat invasive përfshijnë:
  • Ekokardiogramë bazë edhe pas stresit farmakologjik
  • Ekografi të vazave arteriale, (arteria karotide, arteria renale, arteriet e gjymtyreve të poshtme), studim i eneve periferike të gjymtyreve.
  • Ekokardiograma Holter (Monitorimi i vazhdueshëm i punës së zemrës gjatë aktivitetit rutinë të pacientit)
  • Monitorimi i vazhdueshëm elektrokardiografik, në shtrat ose gjatë telemetrisë.
  • Test ergometrik (elektrokardiograme gjate ushtrimeve fizike)
Për sa i përket procedurave invasive, këto kryhen në laboratorin e hemodinamikës dhe zakonisht janë të nevojshme në rastet kur terapia medikamentoze farmakologjike rezulton jo e suksesshme.
Kirurgjia e Përgjithshme dhe Onkologjia
Është specialiteti, që mbi të gjitha përqëndrohet në organet e kavitetit abdominal, si intestine, ezofagu, stomaku, koloni, mëlcisë, tëmthit, shpesh merret me tiroidet dhe herniet por edhe me patologjite me origjine neuroplastike (tumori cervical, tumori I prostates, melanoma, etj.)
Aktiviteti që kryhet nga kjo njësi operative
  • Kirurgjia e aparatit tretës
  • Kirurgjia e aparatit genital tek femrat
  • Kirurgjia e aparatit genital tek meshkujt
  • Kirurgjia e kolecistës
  • Kirurgjia e gjirit
  • Kirurgjia e paretit abdominal
  • Kirurgjia për semundjet e lëkurës, indet nënlëkurore dhe anekset kutane
  • Endokrinokirurgjia
Kirurgjia Kardio-Torako-Vaskulare
Njësia operative e kirurgjisë kardio-torako-vaskulare ofron shërbime mjekësore për pacientët e hospitalizuar ose jo dhe kujdeset për të gjitha patologjitë e zemrës dhe sistemit vaskular te cilat kërkojne ndërhyrje kirurgjikale.
Kombinimi i tre specialiteteve i ofron sëmundjeve të zemrës kujdesin maksimal në fushën e higjenes.
Terapia e fundit diagnostikuese mbështetet në konsulencën e fazës së parë gjatë së cilës bëhen të gjitha vlerësimet e nevojshme për të përcaktuar gjëndjen e pacientit. Në fund të kësaj faze mjeku specialist do të jetë në gjëndje të vendos trajtimin e përshtatshëm në bazë të nevojave të pacientit.
Ne brendësi të spitalit kryhen lloje të ndryshme të aktiviteteve kirurgjike:
  • Kardiokirurgjia mini-invazive është si për interventet në valvula ashtu edhe për ato koronare.
  • Rivaskularizimi i miokardit me kanale arteriale (arteria mamare e brendshme e majtë, arteria mamare e brendshme e djathtë, arteria radiale) dhe venoze (vena e madhe safena);
  • Përdorimi me shpesh i arteries mamare ka një përfitim klinik që lidhet me qëndrueshmërinë të lartë të by-pass-it
  • Zëvendësimi plastik i valvulës mitrale, aortike dhe trikuspidale. Në rastin e zëvendësimit përdoret një proteze mekanike ose biologjike. Ndër të fundit, janë ato të gjeneratës së re me kohëzgjatje më të gjatë, dhe shumë afër anatomisë dhe fiziologjisë humane, si protezat stentless dhe rrënjë porcini përfshijnë valvulat dhe rrënjët e aortës;
  • Zëvendësimi i rrënjës së aortës
  • Kirurgjia për të zëvendësuar harkun e aortës
  • Kirurgjia për aritmitë kardiake (Fibrilacioni atrial)
  • Kirurgjia në rastin e mosfunksionimit të zemrës që përveç rivaskularizimit kirurgjikal ekstrem përfshin edhe riparimin e ishemisë së valvulës mitrale dhe ndërhyrjet e plastike në ventrikulin e majtë.
Interventet e kirurgjisë vaskulare përfshijnë:
  • Tromboendoarterioktominë e arteries karotide
  • Aneurismektomia e Aortës Torakale dhe abdominale
  • Rivaskularizimi I artit inferior ( By-pass aorto bifemoral, femoropoplitei, femoro-femorali, iliako-femoral me rrugë ekstraperitenoale, afillo- bifemorale ) me proteza të venes safena.
Ortopedia dhe Traumatologjia
Në këtë qëndër realizohen aktivitetet këshilluese dhe diagnostikuese për të evidentuar gjëndjen e pacientit. Në rastet e përshtashme vlerësohet terapia e ardhshme e duhur për t’iu përgjigjuar nevojave të identifikuara.
Sëmundjet që trajtohen fillojnë që nga patologjitë degjenerative ( artrozat e gjurit, kofshës dhe shpatullës) në impjantimin e protezave deri tek ato më tipiket sportive, si për gjymtyrët e poshtme (patologjite e meniskut dhe ligamentoze) ashtu edhe ato të gjymtyrëve të sipërme (patologjite e tendive dhe paqëndrueshmeria e shpatullave)
Kohezgjatja e kujdesit spitalor për trajtimin e sëmundjeve atroskopikisht shkojnë nga një deri ne dy ditë, ndërsa për sëmundjet që kërkojnë futjen e protezave në hapesirën kokso-femorale, gju ose shpatull, pacientet e operuar, ne pesë ditë transferohen në Njesinë e Kujdesit Reanimator për të mos ndërprerë programin edukativ.
Aktivitetet e kryera
  • Format e kirurgjise operative në gju
  • Patologjitë e dhimshme te këmbës
  • Format e kirurgjisë operative në shpatull
  • Kirurgjia e protezave mininvazive
  • Transplanti i kartilagos
  • Kirurgjia e patologjive kokso-femoralene moshat e treta, frakturat dhe protezat.
Patologjitë që trajtohen
Patologjitë e gjurit
  • Gonoartroza
  • Devijime taxiale( gju varus-valgus)
  • Çrregullime te kupes se gjurit (dhimbje, paqëndrueshmëri)
  • Patologji të meniskut
  • Patologjite e kartilagove (kërceve)
  • Patologjitë e ligamenteve
Patologjia kokso-femorale
  • displasia kokso-femorale
  • kokso-artroza
Patologjite e duarve
  • Tuneli karpal
  • Dito a scatto
  • Tenosinoviti
Patologjitë e këmbës
  • Alluce valgo
  • Metatarsalgie
  • Dita a martello
  • Dystaban
Patollogjite e shpatullës
  • Paqëndrueshmëria
  • Dhimbja e lezioneve
  • Tendinite
  • Artrozat glenomerale
Traumat
  • Kokso-femorale
  • Gjurit
  • Këmbës
  • Shpatullës
Otorinolaringologjia dhe Kirurgjia Otorinolaringologjike
Është specialiteti kirurgjikal i cili përfshin të gjitha sëmundjet që fokusohen në hundë, sy, qafë edhe fyt. Aktiviteti këshillues I pacienteve është kryer në mënyrë që të përqëndrojë situatën klinike në një kurë të caktuar farmakologjike dhe më pas të inicioje me ndërhyrjen kirurgjikale.
Më poshtë është lista me aktivitetet kryesore kirurgjikale:
  • Kirurgjia e hundës
  • Kirurgjia morfofunksionale e hundës
  • Kirurgjia e murit ndarës të hundës dhe valvulës nazale
  • Kirurgjia endoskopike e polipeve nazale dhe sinuseve paranazale
  • Kirurgjia e vrimave në murin ndarës nazal
  • Diafragmave coanale, epistaksis
  • Kirurgjia në rastet e gërhitjes
  • Adenotomia endoskopike
  • Adenotosilektomia
  • Kirurgjia cavo-orale
  • Kirurgjia e gjendrave salivare
  • Kirurgjia e laringut dhe qafës
  • Diagnosa Mikrolaringoskopike
  • Kirurgjia e sëmundjeve malinje dhe beninje të laringut
  • Kirurgjia funksionale rikonstruktive e laringut
  • Kirurgjia e tiroideve dhe paratiroideve
  • Citi ne pjesen median-laterale të qafës
Stomatologji
Është ajo pjesë e mjekësisë që merret me studimin e sëmundjeve të dhëmbëve dhe gojës, si pjesë e rëndësishme e trupit të njeriut.
Përfitime të parashikuara në mjediset ambulatore mund të jenë:
  1. Ekstraksion i dhëmbëve
  2. Impiantologjia
  3. Kirurgjia periodentale
  4. Trajtimi kirugjikal i patologjive orale
     
    • heqjen e lezioneve cistike
    • biopsia diagnostikuese
    • heqjen e neolezioneve
    • Franulektomia
Terapia Intensive
Njësia Operative ofron shërbimin e anestezisë dhe reanimacionit për të gjitha specialitetet kirurgjikale për pacientët e hospitalizuar ose jo.
Ekipi i mjekëve anestezist ndjekin pacientët në çdo hap të rrugës së tyre gjatë trajtimit mjekësor, që nga faza preoperatore, asistenca në sallën operatore deri në periudhën e rizgjimit.

Përveç kësaj, kujdesi anestezik ofrohet edhe në të tjera reparte apo shërbime, (Kardiologji, Hemodinamik, Radiologji, Kirurgji e Përgjithshme, etj), për çdo problematik brënda kompetencave të tij (kujdesit anestezik), me mundësi transferimi më tej në terapinë intensive.

Kujdes i veçante i kushtohet rekuperimit të vetëdijes dhe mirëqënies të pacientit të hospitalizuar. Për këtë arsye kërkimi, për përdorimin e produkteve farmaceutike të gjeneratës së fundit vazhdon.

Në fund të ndërhyrjeve të vështira (kardiokirurgjikale dhe neurokirurgjikale) pacienti transferohet në terapine intensive ku mbikqyret nga mjeku specialist personal dhe infermieri i cili është në gjëndje të kontrollojë dhe trajtojë çdo komplikacion të mundshëm post-operator, edhe falë aparaturave të monitorimit tepër të sigurta.
To Top